Leonardo Spinazzola është një nga surprizat më të bukura të Italisë në Euro 2020. Lojtari i Romës po bën shumë mirë në krahun e majtë të kombëtares azzurre.
28-vjeçari u shpall lojtari më i shpejtë në fazën e grupeve, teksa është konfirmuar “raketa” e Euro 2020 deri më tani.
33.8 km/h është shpejtësia që ka arritur lojtari italian, i cili ndan vendin e parë me Loic Nego, lojtarin e Hungarisë, i cili është pjesë e MOL Fehervar FC.
Podi kompletohet nga Koingsley Coman i Bayern Munchen. Francezi regjistroi shpejtësinë 33.7 km/h. Më pas vijnë holandezi Cody Gakpo (33.6 km/h) dhe uellsian Daniel James (33.5). /abcnews.al
1) LEONARDO SPINAZZOLA (ITALI) 33.8 Km/h
1) LOIC NEGO (HUNGARI) 33.8 Km/h

3) KINGSLEY COMAN (FRANCË) 33.7 Km/h
4) CODY GAKPO (HOLANDË) 33.6 Km/h
5) DANIEL JAMES (UELLS) 33.5 Km/h

6) MARCOS LLORENTE (SPANJË) 33.3 Km/h
6) JOSKO GVARDIOL (KROACI) 33.3 Km/h
6) ANDREAS CHRISTENSEN (DANIMARKË) 33.3 Km/h

6) TEEMU PUKKI (FINLANDË) 33.3 Km/h
10) TOMAS KALAS (ÇEKI) 33.1 Km/h