Lugina e lumit të Kirit spikat për qetësinë, ajrin e freskët të maleve, rrëzë të cilave vendoset fshati Prekal, pak kilometra larg qytetit të Shkodrës.
“Edicioni Veror 2020” sjell magjinë e kësaj qetësie.
Gazetarja Malvina Duraku na sjell një atmosferë ndryshe në këtë rrugëtim, mes të cilave është vendosur edhe një kamp për pushuesit.
Një zonë e cila nuk është shumë e njohur, por përmirësimi i infrastrukturës ka sjellë edhe vëmendjen e qytetarëve.
Për ato pak banorë, lugina e Kirit është një ndër perlat e qarkut të Shkodrës, plot vlera shëndetësore e bukuri natyrore. Ata thonë se vizitoret janë shtuar në numër vitet e fundit, por investimet duhet të jenë edhe më të mëdha.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon: