Njihuni me ish-modelen milionere që qëndron pas blerjes së Newcastle

schedule15:32 - 10 Tetor, 2021

schedule 15:32 - 10 Tetor, 2021

Premier League dhe futbolli evropian janë tronditur ditët e fundit nga blerja e Newcastle nga fondi PIF, një fond saudit i kontrolluar nga Princi i Kurorës Mohamed bin Salman, marrë nga AS.

Shumë pyesin se cilët do të jenë synimet e tyre të para për t’u kthyer në elitën në Angli dhe emrat nuk pushojnë  veçanërisht për stolin.

Por kush qëndron pas kësaj blerje historike?

Emri i saj është Amanda Staveley, një sipërmarrëse dhe modele e mëparshme që punon për PCP Capital Partners dhe ka kohë që po përpiqet të marrë përsipër klubin e Newcastle.

Ajo do të jetë tani pjesë e klubit anglez duke menaxhuar finacat dhe problemet e klubit.

Në moshën 48-vjeçare, Amanda ka bërë tituj të panumërt në shtypin britanik, veçanërisht pasi ajo hodhi poshtë idenë për të hyrë në aristokracinë britanike duke refuzuar propozimin për martesë të Princit Andrew.

Biznesmenja kishte hapur tashmë një klub për më shumë se 10 milionë euro në vitin 2000, në të cilën ajo kombinoi një palestër, një restorant dhe një sallë konferencash, por takimi me Andrew hapi dyert për një listë të jashtëzakonshme të kontakteve, veçanërisht në Lindjen e Mesme. “Andrew është një njeri i mrekullueshëm dhe unë ende kujdesem për të, por nëse do të isha martuar me të pavarësia ime do të ishte zhdukur, ” rrëfeu Staveley për Daily Mail.

 

Diagnostikuar me një sëmundje pa kurë

Në 2013 Amanda mori një diagnozë shumë të vështirë me të cilën duhet të përballet çdo ditë. Staveley u diagnostikua me sëmundjen Huntington , një çrregullim degjenerues i trashëguar që shkakton konsumimin e disa qelizave nervore në tru dhe që fillon të shfaqet përtej viteve mbas moshës 30-40. Kjo mund të çojë në dëmtim të muskujve, ngurtësi, lëvizje jonormale të syve, ekuilibër të dëmtuar, apo edhe probleme në të folur dhe gëlltitje. Për fat të mirë për të, asaj iu tha se ishte aktive tani për tani, por stresi dhe presioni mund të çojnë në shfaqjen e hershme të simptomave. Amanda e trashëgoi këtë sëmundje nga nëna e saj Lyne, një ish-kampione e kërcimeve në shfaqje, dhe nuk e dinte deri në moshën 37 vjeç, edhe pse para se të kishte një familje.

E martuar dhe me një pasuri të madhe pasi e bëri vetë

Në nivelin personal, Amanda është martuar me iranianin Mehrdad Ghodoussi: “Unë kam burrin më tepër të durueshëm dhe të dashur. Nuk doja të martohesha kur mësova për sëmundjen , por ai tha se nuk i interesonte dhe se ne do të gjente kujdesin më të mirë mjekësor në dispozicion. Së bashku me të ai ka një trashëgimi gjigante, por Staveley duhej të luftonte shumë për të arritur këtu ku është sot, veçanërisht pasi hyri në universitet vetëm 16 vjeç.

” Kur mbërrita në kolegj, babai im pati një sulm në zemër, nëna ime ishte shumë e sëmurë me sëmundjen e Huntington-it, dhe unë gjithashtu kisha një çrregullim të ngrënies. Unë u arsimova në një shkollë private të vajzave dhe ishte shumë e vështirë për mua të arsimohesha me burra. Kisha një psikolog, u ndava, më ra pesha dhe nuk dija si të përballoja, “rrëfeu ajo vite më parë. Në atë kohë ajo tashmë ëndërronte të ishte një këshilltare financiare, por ajo punoi si modele për të marrë para dhe të ishte në gjendje të fillonte përmbushjen e projekteve të saj të mëdha.

Që atëherë, ajo ka grumbulluar një pasuri prej 140 milionë eurosh , zotëron një shtëpi në Dubai dhe një apartament spektakolar luksoz në Park Lane, një nga zonat më ekskluzive të Londrës. /abcnews.al/ Përktheu Gerli Doko.