Njihuni me gruan e tmerrshme, vrau më shumë se 600 njerëz për tu pirë gjakun

schedule04:05 - 30 Korrik, 2022

schedule 04:05 - 30 Korrik, 2022

Një fisnike hungareze thuhet ka vrarë më shumë se 600 njerëz, dhe ka pirë gjakun e viktimave të saj për të ruajtur rininë e saj.

Kontesha Elizabeth Bathory lindi në një familje të pasur pronarësh tokash në vitin 1560 dhe konsiderohet si vrasja femër më e frikshme e të gjitha kohërave.

Ajo bëri një jetë të privilegjuar brenda kështjellës Cachtice – në Sllovakinë e sotme, e rrethuar nga një grumbull shërbëtorësh.

Statusi i saj i lartë i mundësoi asaj të kryente vrasje të tmerrshme kundër vajzave fshatare që i joshte përpara se t’i burgoste.

Grave të reja iu premtua punë, por në vend të kësaj e gjetën veten duke u rrahur brutalisht dhe të vdisnin nga uria.

Hungaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme në sektorin energjetik

Zakonet sadiste të Bathory nuk u ndalën me kaq. Ajo kafshonte copa nga gjoksi i tyre ose i përvëlonte me hekura të ndezur.

Metoda të tjera të tmerrshme torture përfshinin mbulimin e trupave të vajzave me mjaltë dhe lënien e tyre të ekspozuara ndaj bletëve, plus lënien e tyre në ngrirje deri në vdekje dhe prerja e gishtërinjve dhe organeve gjenitale.

Ajo u martua në moshën 13-vjeçare dhe pati vetëm një djalë.

Bashkëshorti i saj i pasur Konti Ferenc II Nadasdy i dha asaj kështjellën Cachtice si dhuratë martese.

Nadasdy vdiq nga një sëmundje e panjohur në 1604 dhe mendohet se vetëm pas kësaj ajo filloi aktet e saj të tmerrshme të vrasjes, citon The Mirror.

Legjenda e kësaj fisnikeje ka tërhequr vëmendjen e shumë regjisorëve të cilët e kanë bërë film historinë e saj të tmerrshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!