Njihuni me familjen që prodhon akullore dhe bulmet në Bizë, janë kthyer në magnet për turistët

schedule20:28 - 7 Gusht, 2020

schedule 20:28 - 7 Gusht, 2020

Kushdo që ka qenë dikur i pasionuar për të shkuar në Bizë, përveç qetësisë, pamjes mikpritjes së banorëve, tani mund të shijoni akullore dhe bylmete të përgatitura nga familja Brahe

Gazetarja Malvina Duraku është ndalur te kjo familje e cila prodhon akullore dhe bulmet në fshatin e Bizës.

Të kthyer në një magnet për turistët, ata kanë treguar procesin e realizimit të akullores dhe lindjen e idesë për këtë biznes.

Një i ri me pasion për të punuar në zonën e tij i cili nuk ka zgjedhur emigrimin, por me recetën e marrë nga Italia ai tregon pasionin dhe dëshirën që ka për realizimin e përpunimit të akullores.

“Ka një proces të gjatë për përpunimin deri sa kthehet në akullore”, u shpreh ai.

Një përkushtim edhe ndaj realizimit të bulmetëve, turshive, salcave , erëzave do të shihni edhe realizimin e djathit nga vetë kryefamiljarja. Produkte që pëlqehen dhe konsumohen pothuajse nga të gjithë banorët e zonës.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon: