Njihuni me dietën më të mirë në botë

schedule14:06 - 20 Janar, 2020

schedule 14:06 - 20 Janar, 2020

Dieta mesdhetare është shpallur si më e mira në botë duke lënë pas 35 alternativa të tjera. Shkencëtari amerikan Ansel Keis ishte i pari që vuri në pah të mirat e saj, pasi jetoi për 40 vjet në Salerno. Parandalon dhe mjekon diabetin si edhe ushqen shëndetshëm. Përbërës kryesorë janë perimet dhe është e lehtë për t’u ndjekur, janë këta parametrat që kanë bërë që dieta mesdhetare të marrë çmimin e ushqimit më të shëndetshëm të mundshëm në botë.

Trashëgimi e UNESCO-s që nga viti 2010, ka fituar mes 35 alternativave me një vlerësim prej 4.2 nga 5 të mundshme falë pasojave positive për jetëgjatësinë dhe përparësive për shëndetin. Mes të cilave dhe humbja dhe kontrolli i peshës, shëndeti i zemrës dhe sistemit nervor, parandalimi i kancerit, sëmundjeve kronike dhe kontrollit të diabetit.

Dieta e dytë më e mirë është “dash” kundër hipertensionit dhe Fleksarian një mënyrë ushqyerjeje e manovrueshme. Në vend të katërt është dieta “mind” që redukton deklinin konjuktiv.

Vlerësimi botëror për dietën mesdhetare kryesisht e mbështetur në racione të vogla buke, pasta, fruta, perime, mish, vaj ulliri, gota e verës së kuqe, fillimisht u bë nga shkencëtari amerikan Ansel Keis që ishte i pari që vuri në pah të mirat e saj pasi jetoi për 40 vjet në Salerno./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!