Njihuni me armët legjendare të historisë

schedule23:53 - 14 Nëntor, 2022

schedule 23:53 - 14 Nëntor, 2022

Mitologjia dhe rrëfimi kanë kultivuar tek ne imagjinatën gjatë mijëvjeçarëve. Shumë nga rrëfenjat për heronj shoqërohen edhe me armët legjendare që i kanë shoqëruar ata. Të gjithë mbajtësit e këtyre armëve kanë patur disa karakteristika unike. Shpata e parë u shfaq në epokën e bronxit. Është e bërë nga bakri dhe u zbulua në vendin arkeologjik të Harapës, në atë që sot është Pakistani. Në mesjetë shpatat e hekurit dhe të çelikut u prodhuan në masë dhe përdoreshin zakonisht në beteja. Para periudhës së armëve dhe të artilierisë, dyluftimi ballë për ballë ishte normë. Gjatë kësaj periudhe të gjithë gjeneralët, mbretërit dhe perandorët kishin shpata personale. Këto armë u prodhuan nga farkëtarët më të mirë të kohës. Shumë dokumente historike dokumentojnë ngjarje për këto shpata të rëndësishme. Ja disa nga shpatat mitologjike dhe legjendare, ashtu si edhe ato reale që kanë bërë histori.

Ekskalibur, shpata e Mbretit Artur

Është shpata më e njohur e Mbretit Artur. Ekskalibur është e lidhur me imazhin e shpatës së gurit, e ngulur në një shkëmb që priste ta shkulte mbreti i vërtetë i Anglisë. Kishte fuqinë për të verbuar armiqtë e saj dhe është një nga shpatat mitologjike më të njohura, ashtu edhe për ekranin.

Szczerbiec, shpata me vrimë

Sipas historisë kjo shpatë u prodhuan në shek XII dhe ka mundësi që të jetë përdorur për të hapur një portë gjatë një rrethimi në një çast të caktuar historik. Szczerbiec u përdor si shpatë kurorëzimi për mbretërit polakë para se të vidhej. Më në fund shpata me vrimë u kthye në Poloni, së cilës i kishte mbetur vetëm një gur i çmuar i kurorës. Shpata u prodhua nga hekur i farkëtuar me çelik. Doreza dhe mbrojtësja e saj janë prej argjendi të mbuluar me pllaka ari. I zoti i parë i shpatës mund të ketë qenë Bolesław Pobożny, Duka i Polonisë, por ka të ngjarë që të jetë Duka Vladislao Łokietek që për herë të parë e përdori këtë shpatë si simbol të kurorëzimit. Shpata është e ekspozuar në kështjellën mbretërore të Wawel-it në Krakovë.

Gram, shpata e Sigurdit

Sipas mitologjisë skandinave, shpata legjendare e Gramit u farkëtua nga Volundr, farkëtari magjik. Sigurdi, djali i Volsungut e nxori shpatën nga pema, ku Odini e kishte futur. Sigurdi e përdori për të mposhtur dragoin Fafnir. Edhe pse shpata u thye gjatë betejës u rifarkëtua dhe u bë më e mprehtë sa për të ndarë në dysh një kudhër.

Goujian, ekskaliburi kinez

Kur u gjet shpata e Goujian-it, nuk kishte as edhe një grimë ndryshk. Kishte ndriçim dhe ishte e lustruar. Cilësia ishte e mirë ashtu si edhe detajet. Konsiderohet si një nga thesaret e shtetit aktual kinez dhe është ekuivalente me Ekskaliburin e Mbretit Artur për perëndimin. Pavarsisht se u gjet në një zonë me lagështirë të lartë për dy mijëvjeçarë, shpata ishte e paprekur. Ishte në gjendje të priste 20 letra me një goditje të vetme. Peshon 875 gramë dhe gjendet e ekspozuar në Muzeun Provincial të Hubeit.

Shpata e Atilës

Sipas gojëdhënave luftëtari i hunëve, Atila, mori si dhuratë një shpatë të mrekullueshme nga zotat. Ajo u përdor në luftë si simbol i hyjnores. Pavarsisht se është një armë mitologjike, janë përhapur fjalë që kjo armë gjendej në Muzeun e Historisë së Arteve në Vienë edhe pse është prodhuar para gjysëm mijëvjeçari.

Shpata e Tomoyuki Yamashita-s

U farkëtua nga Fujiwara Kanenaga, mjeshtri i hekurit që kishte krijuar katanat e mrekullueshme gjatë shek XVII. Shpata e Tomoyuki Yamashita-s u krijua në mes të shek XVII. Yamashita ishte një gjeneral i ushtrisë perandorake japoneze që e merrte këtë shpatë vdekjeprurëse gjatë betejave në Luftën e Dytë Botërore. Pasi aleatët i mundën japonezët, gjenerali Yamashita dhe ushtria e tij u dorëzuan, të njëjtin fat pati edhe shpata. Tehu ishte në gjendje shumë të mirë, vetëm iu riparua doreza. Kjo shpatë legjendare gjendet e ekspozuar në muzeun ushtarak të West Point-it, Nju Jork.

Ascalon, shpata e Shën Gjergjit

Njihet si “shpata e dragonjve”, Ascalon u përdor nga Shën Gjergji, sipas mitit për të vrarë një dragua. Mori këtë emër për shkak të qytetit Ashkelon, Ascalon në Izrael.

Shpata e Zhan D’arkës

Heroina franceze, Zhan Dark, e njohur si Zonjusha e Orleanit kishte shumë vegime të shenjtorëve dhe njëri prej tyre ishte Shën Mikeli, i cili i tha se gjendej një shpatë e shenjtë pas altarit të kishës së Santa Catalina të Fierbois. Kur e gjeti, ndryshku iu hoq me lehtësi dhe zbuloi se kishte 5 kryqe. Më pas Zhana e përdori këtë shpatë në betejë, edhe pse ka debate nëse ka vrarë dikë me të është thjesht simbol historik.

Shpata me 7 degë

Tempulli Isonokami, i gjendur në kodrat e Tenri-t, në prefekturën e Narës në Japoni ruan një shpatë legjendare të njohur si “Nanatsusaya no tachi”, shpata me 7 degë. E merr këtë emër nga tri bifurkacione që ngjajnë me degët e pemëve. Shpata u farkëtua nga hekuri dhe është e gjatë 74.9 cm. Ka pak të ngjarë të jetë përdorur si armë ushtarake, më shumë i shkon një funksioni ceremonial. Nuk ekspozohet për publikun.

Fragarach

Sipas gojëdhënave shpata kelte, fragarach, ishte farkëtuar nga zotat dhe u përdor nga Manannan mac Lir, roja i Botës tjetër dhe drejtuesi i varkës që transportonte shpirtrat. Thuhet që shpata priste çdo armaturë, i jepte përdoruesit kontrollin e erërave, provokonte vdekjen e armikut me vetëm një të plagosur dhe nëse drejtohej tek fyti i armikut, ky nuk mund të thoshte gënjeshtra dhe as të lëvizte.