Njihni “Stelën”, qeni që udhëtoi me orë të tëra për tek pronari i prekur nga koronavirusi

schedule15:40 - 16 Prill, 2020

schedule 15:40 - 16 Prill, 2020

Ndërsa pronari po vdiste nga Covid-19 në një njësi të kujdesit intensiv të spitalit Cisanello në Pisa, qeni i quajtur Stella arriti të hapte portën e shtëpisë dhe filloi të kërkonte për të.

Stella 7-vjeçare kishte pritur me ditë në trishtim pafund për kthimin e njeriut të dashur që e kishte rritur dhe në fund arriti të arratisje dhe të fillonte të kërkonte për pronarin.

Ndërkohë mediat italiane e kanë raportuar këtë histori prekëse duke thënë se Stella lëvizte sikur të kishte një busull sekrete që e orientonte.

“Nuk ishte shëtitja e zakonshme, e gëzuar dhe e pakujdesshme, por një rrugë e gjatë.

Dhe zgjati orë e orë të tëra. Aq shumë për të alarmuar të afërmit e pronarit të qenit, të cilët kanë kërkuar kudo,” shkruan La Stampa.

Pas disa kohë kërkimesh Stella u gjet pranë spitalit ku ndodhej i shtruar pronari i saj i sëmurë me Covid-19.

Ata nuk arritën të sqarojnë se si ai “Pastori gjerman” kuptoi se pronari ishte pikërisht aty. Por pavarësisht përpjekjeve të Stellas fatkeqësisht pronari kishte ndërruar jetë. Pas kësaj ngjarje Stella u adoptua nga një i afërm i pronarit të saj dhe tashmë ka një familje të re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!