Nën masa të rrepta sigurie është shoqëruar mëngjesin e sotëm në gjykatën e Shkallës së parë Shkodër ish deputeti Bardh Spahia dhe persona të tjerë që u arrestuan pas ngjarjes në KZAZ nr . 5 në shkollën “Shejnaze Juka”.
Prej disa ditësh Spahia është mbajtur në drejtorinë e policisë së Tiranës ndërsa sot do të njihet me masën e sigurisë nga trupi gjykues që drejtohet nga Tonin Stërkaj.
Jashtë ambienteve të gjykatës ndodhen 3 furgona të FNSH, forca operacionale dhe forcat e rendit si dhe simpatizantë të shumtë të partisë demokratike. Me masën sigurisë do te njihen edhe të arrestuarit e tjerë Adi Garuci, Aleks Ndoj, Alfred Nikolli, Gentjan Bytyçi, Orlando Thepi 17 vjeç. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura./ABC News Albania 24/7