Njihet si “Zoti i veshur me të bardha”, kush është mjeku shqiptar që transplanton kockat e të vdekurve te pacientët e gjallë

schedule08:45 - 16 Janar, 2024

schedule 08:45 - 16 Janar, 2024

Shefi i klinikës kirurgjike në spitalin “Shen Josef” në Linnich, Gjermani, Arjan Mullahi njihet ndryshe nga pacientët si ‘zoti i veshur me të bardha’. Kjo pasi ai transplanton kockat e të vdekurve te pacientët e gjallë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, mjeku ka treguar detaje nga ndërhyrja e rrallë e transplantit me eshtrat e të vdekure.

Sakaq, Mullahi ka zbuluar se këto operacione zgjasin disa orë, por pacienti ngrihet në këmbë direkt ditën e ardhshme pas ndërhyrjes.

“Organet janë akoma vitale dhe pacienti ka vdekur para ca vjetësh. Ajo që është interesante është që kocka vitalizohet. Kemi kockat e forta dhe të buta. Me kalimin e muajve fillon vitalizimi nëpërmjet difuzionit.

Ky është një operacion që pacienti mirë është që ditën e nesërme të ngrihet në këmbë. në rastin më të mirë, këto janë në gjendje që të shkelin në këmbë gjysmën e pjesës së trupit. Kjo procedurë është stabile të mbajë pothuajse gjysmën e pjesës së trupit.

Unë kam studiuar në Tiranë dhe specializimi për kirurgji të përgjithshme. Mbasi mbarova specializimin në Shqipëri, shkova në Gjermani për një tjetër specializim dhe ngela këtu.

Këto janë operacione të gjata, të dhimbshme për pacientin. Më i gjati ka qene i një zonje nga Skrapari rreth 7 orë e gjysmë.

Kjo ndërhyrje është e mundur që të sillet dhe në Shqipëri, por kërkon një far kostoje dhe përvojë”, u shpreh mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!