Njihet si djali i ‘çmendurive’, Bertoni tregon si nisi aventurat me patina që 6-vjeç në rrugët e Tiranës

schedule10:45 - 10 Maj, 2023

schedule 10:45 - 10 Maj, 2023

Berton Dafku njihet nga të gjithë si djali i ‘çmendurive’. Ai shfaqet kudo me patina, madje bën dhe akrobacira.

I ftuar në “Abc e Mëngjesit”, Bertoni ka treguar se patina e para i ka blerë në moshën 6-vjeçare dhe tani i përdor në çdo moment. Ai thotë se nuk ka nevojë të përdorë as makinë, as urban dhe as të ecë në këmbë.

Sakaq, Bertoni ka theksuar se prindërit nuk janë dakord, por ky është pasioni i tij.

Duhet guximi i madh për të patinuar. Mua më tërheqin shumë patinat se s’ke nevojë për asnjë lloj gjëje, mund të shkosh ku të duash. Nuk ke nevojë as për makinë, as për autobus, as për të ecur në këmbë. Mbaron punë më shpejt. Maksimumi për gjysmë ore për kudo. I vesh gjithmonë, s’ka ditë që s’dal me to. Kur futem për kafe më shohin të gjithë çuditshëm. Por nuk ndihem fare në siklet, jam mësuar.

Jam rrëzuar pafund, nuk numërohen se po nuk u rrëzove, nuk mësohen.

Kam fituar të përfitoj për mirë nga patinat, si çdo sport ka avantazhet e veta. Mami dhe babi si çdo prind nuk i kanë qejf. Madje, mi kanë hedhur shumë herë, se kanë shumë merak. Patinat e para i kam 6-vjeç”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!