“Njihemi prej 20 vitesh”, Veliaj shuan zërat: Ambicia ime dhe e Belindës është ta çojmë vendin sa më lart

schedule23:20 - 23 Shtator, 2022

schedule 23:20 - 23 Shtator, 2022

Pas zërave për një rivalitet të ashpër mes dy figurave politike kryesore të Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Veliaj dhe Balluku, kjo e fundit deklaroi se “Do ta mbështesë Veliajn për mandatin e tretë në krye të bashkisë së Tiranë’!

Me këtë deklaratë Balluku hodhi poshtë zërat se do të kandidojë për të qenë në krye të bashkisë së Tiranës.

Edhe kryebashkiaku Veliaj pohoi të njëjtën gjë në studion e emisionit “Log.”, në ABC me gazetarin Endri Xhafo ku ishte i ftuar mbrëmjen e sotme. Ai tha se me Ballukun njihen prej 20 vitesh dhe ambicia e tyre e përbashkët është të çojnë vendim sa më lart.

Veliaj: Unë dhe Belinda njihemi ka 20 vite dhe nuk ka ditë që nuk kemi shkëmbyer mesazhe. Unë, Belinda dhe Rama kemi ambicie ta çojmë vendin sa më lart. Do jenë kallo të forta ata që do luten dhe ne nuk do kemi debate.

/Abcnews.al/