Prej kohësh tashmë në mediat evropiane është përfolur se anësori kanadez i mbrojtjes, Alphonso Davies është një nga objektivat e “galaktikëve” të Real Madrid, për mekaton e ardhshme të verës, me “pistonin “ 22-vjeçar, që mund të thuhet me plot gojë se është një nga më të mirët në botë për pozicionin e tij.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjerman, vetë lojtari dëshiron të nisë një “aventurë” të re në karrierën e tij, duke mos pranuar kështu të rinovojë për më shumë vite me “bavarezët” e duke i hapur rrugën, për rrjedhojë, një kalimi te “galaktikët”.
Nëse nuk vjen rinovimi Bayerni do të detyrohet ta shesë në fundin e këtij sezoni. Për të mos e humbur me parametra zero në verën e vitit 2025 e sipas raportimeve të mediave, drejtuesit e klubit “bavarez” do të kërkojnë minimalisht 50 mln euro për të lënë të lirë Davies në merkaton e ardhshme verore.
Ndërkaq, kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe me “yllin” e mesfushës, Toni Kroos, i cili u transferua në vitin 2014 nga “bavarezët” e Bayern Munich drejt “galaktikëve”, për shifrën e 40 milionë eurove nga 70 që kushtonte kartoni i tij, vetëm për faktin se kotnrata ishte në prag skadimi. /i.m /abcnews.al