Njësitë e Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në terren, Rama: Mbi 5 mijë qytetarë e turistë kanë marrë shërbim në kohë

schedule11:56 - 28 Korrik, 2023

schedule 11:56 - 28 Korrik, 2023

Njësitë e Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në terren këtë vit për të përballuar valën ekstreme të të nxehtit kanë ardhur në ndihmë të qytetarëve dhe të turistëve.

Kryeministri Edi Rama këtë të premte përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se turistët dhe qytetarët kanë pasur mundësinë që të marrin asistencë mjekësore edhe gjatë shëtitjes së tyre nëpër qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati, Gjirokastra e Shkodra.

Nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati, Gjirokastra e Shkodra??mbi 5 mijë qytetarë e turistë kanë marrë shërbim në kohë në 9️⃣ Njësitë e Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në terren, gjatë ditëve të të nxehtit ekstrem“” shkruan Rama.

ndërkohë nga video dëgjohen sesi turistët dhe qytetarët shprehin falenderimin e tyre ndaj stafit mjekësor dhe lehtësia që u është dhënë për të pasur një shërbim mjekësor sa më afër në këto ditë të nxehta.

“Jam nga Norvegjia. Isha shumë i surprizuar dhe shërbimi më pëlqeu shumë”, ka thënë një turist.

“Ekipi jonë është i pozicionuar tek “Sheshi Skëndërbeu”, dhe rastet më të dukshëm kanë qenë hipertensioni dhe gjendje të menaxhueshme”, ka thënë përfaqësuesja e qendrës së lëvizshme mjekësore në Tiranë.

Një tjetër turiste shprehet se është hera e tretë që vjen në Tiranë dhe se shërbimi i ambulancës ishte i shkëlqyer dhe falas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!