Njeriu i rekordeve, Messi nis shkëputjen ndaj Ronaldos

schedule23:40 - 23 Tetor, 2019

schedule 23:40 - 23 Tetor, 2019

Lionel Messi shënoi golin e parë të sfidës në fitoren 1-2 të Barcelonës kundër Slavia Prague. Yllit argjentinas iu deshën vetëm tre minuta lojë për të shënuar, një gol shumë të bukur.

Me këtë gol të shënuar, Messi jo vetëm që u bë futbollisti i vetëm që shënon në 15 sezone radhazi në Champions, por vazhdon të mbetet futbollisti më me shumë gola në fazën e grupeve të Champions.

Me golin ndaj Slavia Prague, “Pleshti” u ngjit në kuotën e 67 golave në fazën e grupeve, duke thelluar distancën me ndjekësin Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez është në kuotën e 62 golave në vend të dytë, pasi dështoi të gjente rrjetën mbrëmjen e shkuar përballë Lokomotivës së Moskës./abcnews.al