Njeriu i Putinit kandidat për të marrë “frenat” e shërbimit inteligjent malazez

schedule20:52 - 13 Shtator, 2020

schedule 20:52 - 13 Shtator, 2020

Mediat malazeze, shkruajnë se Milan Knezheviç, një nga liderët e koalicionit të partive pro-ruse e serbomëdha, të mbledhura rreth “Frontit Demokratik”, përflitet si kandidati kryesor për pozitën e drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare – ANB të Malit të Zi.

Një gjë të tillë Knezheviç nuk e ka pohuar e as mohuar. I pyetur nga gazetarët ai ka deklaruar se në rast që emërohet drejtor i ANB-së, qëllimi kryesor i punës së tij do të jetë siguria.

Ai është i njohur për deklaratat e tija, në të cilat shprehë dashurinë e pa rezervë për Rusinë, Putinin, Serbinë, Kosovën (si pjesë e Serbisë) dhe urrejtjen për NATO-n, SHBA-në dhe vendet perëndimore.

Gjatë vizitës që presidenti rus Vladimir Putin kishte në Beograd, me 17 Janar 2019, si i ftuar ishte edhe Milan Knezheviç, i cili nga Podgorica në Beograd kishte fluturuar me aeroplan special. Knezheviç pos që kishte marr pjesë në drekës solemne të shtruar për nderë të Putin, kishte pasur dhe një takim me Putinit, ku pos tij ishin edhe lideret tjerë të “Frontit Demokratik”, Andrija Mandiç dhe Goran Daniloviç, shkruan KosovaPress.

Organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë, malazeze, kishin implikuar Knezheviçin, si pjesë e grupit që kishin organizuar tentimin për grushtet, në Malin e Zi, pas zgjedhjeve të 16 tetorit të vitit 2016. Pos liderëve të “Frontit Demokratik”, pjesë e grupit që kishin organizuar grushtetin ishin dy pjesëtarë të shërbimeve inteligjente ruse, Eduard Shishmakov e Vladimir Popov, ish drejtori i xhandarmerisë serbe, Bratislav Dikiç, si dhe element ekstremist nga Serbia dhe Mali i Zi.

Bazuar në të dhënat e hetuesisë malazeze, Knjezheviç gjatë vitit 2014 dhe 2015 kishte vizituar Rusinë një herë, ndërsa gjatë vitit 2016 kishte shumë vizita në Moskë, duke filluar nga shkurti, ndërsa intensivisht nga fundi i qershorit dhe gjysma e parë e korrikut, kur edhe llogaritet se ishin bërë përgatitjet për grushtet.

Knezheviç gjatë vizitave të tij në Moskë kishte takime më zyrtarë të lartë të partisë së Putinit, “Rusia e Bashkuar”, ku një nga ta është, Sergej Zheleznjak, nga i cili edhe kishte marr instruksione se si duhet të silleshin pas zbulimit të tentimit për grushtet.

Knezheviç gjatë vizitave në Rusi, kishte takuar edhe persona që vijnë nga sfera ushtarake dhe e sigurisë, si Leonid Reshetnjikov, i cili ishte drejtor i Shërbimit të jashtëm inteligjent rus-SVR. Reshetnjikov, më pas kishte hapur institutin për studime strategjike-RISI, për të cilin thuhet se punon për interesa të shërbimeve ruse. RISI kishte hapur degën e tij edhe në Beograd, me qëllim që të mbulon vendet e Ballkanit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!