Milani po kalon një moment shumë të mirë dhe kualifikimi në Europa League për sezonin e ardhshëm është mëse i realizueshëm. Drejtuesit e klubit do të bëjnë ndryshime për sezonin e ardhshëm, duke nisur nga stoli aty ku do të ulet Ralf Rangnick.
Kuqezinjtë pritet të bëjnë një merkato shumë aktive. Një çështje për t’u zgjidhur është ajo e Ante Rebic. Kroati ka shpërthyer në vitin 2020 dhe nga janari e deri tani numëron 10 gola të shënuar në kampionat.
26-vjeçari ka ardhur verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt në huazim për dy vite, teksa Milani po punon për blerjen e plotë të kartonit të tij. Nënkampioni i botës kushton 25 milion euro, kjo është shumë e përcaktuar në marrëveshjen mes dy klubeve.
Gianluca Di Marzio raporton se Milani ka rënë dakord të ushtrojë menjëherë këtë opsion. Edhe trajneri i ri e pëlqen shumë Rebic, të cilin e sheh si një titullar të rëndësishëm të Milanit të ri. /abcnews.al