Njeriu i dytë më i pasur i Rusisë përballet me sanksione të SHBA-së

schedule22:37 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 22:37 - 14 Dhjetor, 2022

Shtetet e Bashkuara po punojnë për të vendosur sanksione ndaj njeriut të dytë më të pasur të Rusisë,  Vladimir Potanin, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Veprimi, i cili mund të finalizohet mëngjesin e nesërm, pritet të përfshijë sanksione kundër Potanin, 61 vjeç, gruas së tij, një jaht që ai zotëron dhe disa prej kompanive të tij financiare, raportoi gazeta.

Potanin është gjithashtu aksionari më i madh në MMC NorilskNickel PJSC ose Nornickel.

Megjithatë sanksionet nuk do të zbatohen për kompaninë.

Oligarku është një mbështetës kryesor i regjimit në Moskë, duke blerë Rosbank dhe aksione në Tinkoff Bank në periudhën që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia./Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!