Njëri drejtonte mjetin i dehur, tjetri kundërshtoi policinë/ Pranga dy personave në Elbasan

schedule11:58 - 15 Shkurt, 2025

schedule 11:58 - 15 Shkurt, 2025

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Në pranga të policisë ka rënë një 38 vjeçar pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Një 40 vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërkohë ndaj dy të rinjve, 24 dhe 15 vjeç, ka nisur procedimi penal pasi gjatë kontrollit në banesë 24-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe gjatë kontrollit fizik 15-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!