“Njerëzit nuk hanë drita, aeroporte e rrugë, duan bukë!” Rama: Mos bini pre e manipulatorëve

schedule17:18 - 16 Prill, 2021

schedule 17:18 - 16 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Berati se investimet e reja do të sjellë ndryshim në ekonominë e qytetarëve jo vetëm në Berat, por kudo në të gjithë Shqipërinë.

Ai theksoi se këtij vendi nuk i mungon asgjë që populli të jetojë në paqe, por udhëheqja e gabuar sipas tij e ka penguar popullin dhe Shqipërinë të jetojë ashtu siç do të duhej të ishte në të vërtetë.

Rama po ashtu tha se në 25 prill qytetarët nuk duhet tqë bien pre dhe të bëjnë sërish gabimet që kanë bërë në të shkuarën.

 

“Ne ia dolëm të qëndrojmë përballë pasojave të tërmetit, sulmit të tmerrshëm të një virusi duke qenë sot ndër të parët në Europë për ritmet e vaksinimit. Na duhet vetëm të rezistojmë të mos biem pre e sirenave joshëse. Zërat e manipulatorëve rikthehen në forma të ndryshme, por janë po ato që na kanë penguar që ne të ngjitemi aty ku ne e meritojmë. Zgjedhja është e qartë, në 25 prill o për Shqipërinë ose kundër Shqipërisë.

Atyre që më thonë çfarë keni bërë,se njerëzit nuk hanë sheshe, trotuare, drita porte, aeroporte dhe se njerëzit duan bukëë…Çfarë keni bërë? Por të gjitha këto sjellin atë mirëqënie atë bukë… që ne të gjithë e kërkojmë sepse nëse rruga do të ishte po ajo dhe Berati do të ishte po ai nuk do të ishin shtuar të gjitha ato hotele apo sipërmarrje.

Unë nuk di të vij e t’ju them votoni PS se do ju japim lekë. Por di të them votoni PS sepse ne do të krijojmë punë dhe kushdo që kërkon të fitojë përmes punës të ketë mundësi të fitojë përmes punës. Pasuria që prodhohen me punë ngre lart popujt, kombet dhe vendet” tha Rama.

 /abcnews.al/