“Njerëzit më kërkojnë këngë”, reperi i njohur Rudi: Noizy ka bërë një punë të palodhur

schedule09:25 - 3 Shkurt, 2023

schedule 09:25 - 3 Shkurt, 2023

Të gjithëve na kujtohet fenomeni i ‘hip-hopit’, Rudi Gega, i cili ndonëse nuk është më shumë aktiv në muzikë, mbetet po aq i preferuar nga fansat e tij. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se dashurinë e tyre e ndjen edhe sot pas kaq shumë vitesh jetesë në SHBA.

 “Para se të vija në Amerikë, kam jetuar në Tiranë për 5 vite, nga Shkodra shkova aty dhe kur shkoj në lokalet që frekuentoja, njerëzit më njohin dhe më pyesin kur do bësh këngë. Nuk më kanë harruar”, u shpreh Rudi.

LEXO EDHE: Ju kujtohet fenomeni i “hip-hopit” Rudi? Sot është sipërmarrës i njohur në SHBA: Uroj që Luizi ta fitojë BBV

Më tej, ai zbuloi se është mbështetës i hip-hopit “old-school” dhe nga reperët aktual veçoi Noizyn. Sipas Rudit, ai ka bërë një punë të palodhur, por mbetet në një treg mediokër.

“Unë jam mbështetës i ‘old school’, kam shumë vite që nuk dëgjoj hip-hop, as amerikan. Mendoj që ajo ka qenë epoka e artë e hip-hopit deri në 2010 se kanë qenë edhe fillimet sepse Shqipëria nuk e njihte hip-hopin. Unë dëgjoj vetëm hip-hopin e vjetër, jam më shumë për ‘old school’. Në shijet e mija mbetem në ‘hip-hop’e vjetër.

Unë prap atë që pëlqej dhe që kam dëgjuar kohët e fundit është G-Up që e kam ftuar në bashkëpunim. Njoh suksesin dhe punën e palodhur që ka bërë Noizy, por mbetet në një treg mediokër. Megjithatë ja njoh suksesin”, tha ai./abcnews.al