Për të ndihmuar në zbutjen e një sasie të stresit dhe emocioneve që mund të përjetojnë miliona refugjatë pas largimit nga Ukraina, njerëz të ndryshëm në komunitetet polake po ndihmojnë duke lënë në kufi sende që mbulojnë nevoja thelbësore.
Qindra mijëra fëmijë ndodhen në mesin e dy milionë refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina, që nga fillimi i pushtimit rus. Shumica e atyre që kanë ikur kanë shkuar në Poloni, në perëndim të Ukrainës ndërsa një numër i madh prej tyre kanë hyrë edhe në Hungari, Moldavi, Rumani dhe Sllovaki.
Udhëtimi, në shumë raste, zgjat disa ditë dhe rezultati mund të jetë zhgënjyes. Zona pranë hekurudhës është e mbushur me karroca fëmijësh, xhaketa, lodra pelushi, pelena apo sende të tjera të nevojshme.
Dhjetëra vullnetarë me jelekë të verdhë, që flasin shumë gjuhë, po i ndihmojnë refugjatët me çdo mënyrë që munden.
Dhe ndihma nuk është e disponueshme vetëm në formën e furnizimeve fizike, disa njerëz mbajnë edhe tabela në duar me anë të të cilave njoftojnë se ofrojnë udhëtime në vende të ndryshme në të gjithë Evropën dhe vullnetarët po i ndihmojnë refugjatët të gjejnë një vend për të qëndruar. /abcnews.al/