TIRANË- ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin “Real Story” nga Sokol Balla, sondazhin e tretë dhe të fundit parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.
Po ashtu do të publikohen dhe të dhënat e matjes së humorit elektoral për dy qarqet: Tiranës dhe Shkodrës.
Profesor i strategjisë dhe anëtar i presidencës së Angi Ricerche, Fabio Biccari tregoi detaje mbi metodologjinë e përdorur në kryerjen e sondazhit.
Ai theksoi se metodologjia dhe mjetet e përdorura sjellin rezultate të sakta në matjen e prirjes së votës në Shqipëri.
“Kërkimet dhe rezultatet janë të sakta. Do kemi diferenca shumë të mëdha midis rivalëve, por ka dhe rezultate befasuese në Shkodër. Do shohim se ka modifikime interesante në trendin e votës”, shtoi ai.
Ai theksoi se nga të dhënat e sondazhit rezulton se njerëzit janë të kënaqur me qeverinë Rama.
“ Njerëzit janë të kënaqur. Ka patur ndryshme esenciale, pastaj të gjithë duam të jetojmë më mirë. Janë shqetësime që lidhen kryesohet që janë edhe me sfond ndërkombëtar. Rezultati është se përqindja e të pavendosurve ka rënë dhe opinioni është më i ndarë për liderët politikë”, tha ai./abcnews.al