Mauro Icardi u detyrua të largohej nga Interi në merkaton e verës. Sulmuesi argjentinas u huazua në kryeqytetin francez, me të drejtë blerje nga PSG për shumën e 70 milionë eurove.
26-vjeçari ra pre e kritikave pafund dhe nga idhull u kthye në personin më të urryer të popullit interist. Në mbrojtje të tij ka dalë Kylian Mbappe, shoku i ri i skuadrës.
“Njerëzit e gjykojnë për atë që ndodh jashtë fushës së blertë, pa tentuar ta njohin mirë personin në fjalë. Mauro është një djalë shumë interesant, por edhe shumë i turpshëm. Ai po jep gjithçka për PSG. Ne duhet ta ndihmojmë që të ambientohet sa më shpejt. Kur të ndodhë diçka e tillë, ai do të shënojë shumë gola”, shprehet kampioni i botës. /abcnews.al