Një marins veteran në SHBA është filmuar nga kamerat ndërsa çarmatoste brenda pak minutave disa persona që tentuan të grabisnin një market. Incidenti ka ndodhur në qarkun Yuma në SHBA dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë së marketit më 20 tetor.
Sipas deklaratës të dhënë nga zyra e sherifit në Yuma, tentativa për grabitje ndodhi në një pikë karburanti në Chevron.
Siç shihet edhe në pamje, ish-ushtari arrin që t’i marrë armën grabitësit brenda sekondave. Dy prej tyre mundë që të largoheshin nga vendi i ngjarjes kurse njërin prej tyre ai e mbajti derisa mbërritën forcat e policisë. I ndaluari rezultoi të ishte minoren me precedent të mëparshëm në grabitje me armë kurse dy të tjerët janë ende në arrati. /abcnews.al/