Një zyrtar tha se pësoi atak kardiak, çfarë po ndodh me ministrin e Mbrojtes të Rusisë?

schedule12:34 - 26 Mars, 2022

schedule 12:34 - 26 Mars, 2022

Sergei Shoigu pësoi një atak kardiak, pas një debati të ashpër me presidentin rus, i cili e fajësoi atë për dështimin e “operacionit ushtarak” në Ukrainë, sipas një deklaratë të këshilltarit të qeverisë së Kievit.

Nga ana tjetër, ministri rus i Mbrojtjes u shfaq për herë të parë në publik pas dy javësh, sipas disa fotove të publikuara ditën e sotme. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar sot një video ku shihet Shoigu duke folur gjatë një takimi për buxhetin e armatimeve të Rusisë.

Anton Herastshenko, i cili punon për Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, në një postim në rrjetet e tij sociale tha se ministri rus i Mbrojtjes pësoi një atak kardiak pas një debati me Putin dhe u shtrua në një spital ushtarak, raporton abcnews.al

Hera e fundit që ministri  i mbrojtjes u shfaq në publik ishte në 11 mars, duke ngritur disa skenarë për një krizë në marrëdhëniet e tij me Vladimir Putin. Dy ditë më parë, më 24 mars, Shoigu u shfaq në një video me presidentin rus në pamjet e publikuara nga RIA, por nuk u dëgjua asnjë fjalë e tij.

Sipas Daily Mail , për shkak të detajeve të dyshimta në vidoen e publikuar, shumë prej tyre shprehën dyshime për vërtetësinë e saj, duke lënë të kuptohet se Kremlini publikoi një video të falsifikuar për të hedhur poshtë zërat.

Pamjet e  publikuara sot nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk kanë një datë, por në to ministri i referohet një takimi me ministrin e Financave, i cili sipas agjencive të lajmeve ruse u zhvillua dje. Të enjten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të komentojë mbi raportet e mediave dhe spekulimet se Shoigu kishte pasur probleme shëndetësore.

Sergei Shoigu është një person me dalje të shpeshta publike. Putin dhe ai janë shfaqur shpesh së bashku në udhëtimet e tyre në Siberi, duke pirë çaj ose duke mbledhur kërpudha.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!