Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë konfirmohet me koronavirus

schedule07:38 - 12 Maj, 2020

schedule 07:38 - 12 Maj, 2020

Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë është konfirmuar pozitiv me korovirus.

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate ka sqaruar se mes 11 rasteve të reja të konfirmuar në Kosovë ka qenë dhe një punonjës i institucionit të drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për COVID-19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti. Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me COVID-19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja. Ministria e Drejtësisë do ndërmarr të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjienike në ambientet e MD-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë konfirmuar me koronavirus 895 persona, mes të cilëve 28 kanë humbur jetën dhe 657 raste janë shëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!