Autoritetet kanë nisur një operacion shpëtimi dhe ndihme pas një zjarri të madh që përfshiu një fshat në Malajzi, duke djegur qindra shtëpi.
Rreth 1 mijë nga afërsisht 1 mijë e 200 shtëpi u shkatërruan në flakët në Kampung Bahagia, një fshat lundrues në qytetin bregdetar të Sandakanit të dielën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Bernama.
Më shumë se 9 mijë njerëz mbetën pa strehë si pasojë e zjarrit, shkruajnë mediat e huaja.
Një sipërfaqe prej më shumë se katër hektarësh u dogj, me kushtet e baticës së ulët që penguan përpjekjet për të siguruar ujë të mjaftueshëm të hapur për operacionet e shuarjes së zjarreve, sipas shefit të Stacionit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Sandakan, Jimmy Lagung.
Kryeministri Anwar Ibrahim tha se ishte i tronditur kur mësoi për zjarrin, me qeverinë federale dhe qeverinë e shtetit Sabah që koordinuan ndihmën bazë dhe strehimin e përkohshëm për viktimat.
Lagung theksoi se dhjetëra zjarrfikës u dërguan në vendngjarje pasi stacioni mori një telefonatë për zjarrin në orën 1:32 të mëngjesit të dielën.
Vendndodhja u shpall zonë fatkeqësie në orën 4 të mëngjesit të shtunën.
Operacioni i shuarjes së zjarrit përfundoi rreth mesditës së së dielës, pa raportime për viktima.
Walter Kenson, kreu i Komitetit të Menaxhimit të Fatkeqësive të Distriktit Sandakan, tha më parë se ekzaminimi i fshatit zbuloi se shtëpitë e banorëve të prekur “nuk janë më të sigurta për të jetuar”.


