Një vit traumë, mbi 3 mijë punonjës të sistemit shëndetësor vdiqën nga Covid në SHBA

schedule16:52 - 8 Prill, 2021

schedule 16:52 - 8 Prill, 2021

Më shumë se 3,600 punonjës të sistemit shëndetësor amerikan vdiqën në vitin e parë të pandemisë sipas Lost on the Frontline, një hetim 12-mujor nga Guardian dhe Kaiser Health NeWs (KHN).

“Lost on the Frontline” ka bërë raportin më të plotë të vdekjeve të punonjësve të kujdesit shëndetësor në SHBA.

Qeveria federale nuk i ka ndjekur gjerësisht këto të dhëna. Por thirrjet janë shtuar që administrata e Biden të ndërmarrë një numërim. Projekti, i cili gjurmonte kush vdiq dhe pse jep të dhëna konkrete mbi funksionimin dhe dështimet  e sistemit të kujdesit shëndetësor të SHBA-së gjatë pandemisë.

Një nga zbulimet kryesore është se dy të tretat e punonjësve të shëndetit të vdekur për të cilët ka të dhëna të identifikuara janë njerëz me ngjyrë, duke zbuluar kështu pabarazitë e thella të lidhura me racën, etninë dhe statusin ekonomik në fuqinë punëtore të kujdesit shëndetësor të Amerikës.

Punëtorët me pagë më të ulët që merreshin me kujdesin e përditshëm të pacientit, duke përfshirë infermieret, personelin ndihmës dhe punonjësit e shtëpive të të moshuarve, kishin më shumë të ngjarë të vdisnin në pandemi se sa mjekët. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!