Euro 2020 do të nisë më 11 qershor me duelin Itali-Turqi. Gjermania është pjesë e grupit F, ndryshe grupi i “ferrit”. Franca, Portugalia dhe Hungaria janë rivalët e “Pancerave”, që do e luajnë ndeshjen e parë ndaj kampionëve të botës (15 qershor).
Joachim Low qëndron në stolin e kombëtares prej vitit 2006 dhe Euro 2020 është kompeticioni i fundit që do zhvillojë me Gjermaninë. Në vend të tij do të ulet Hans-Dieter Flick, teksa shumë është përfolur për të ardhmen e Low.
61-vjeçari ka dëshirë të punojë me një klub, por ka zgjedhur të pushojë një vit, diçka që e konfirmon në prononcimin e dhënë për mediat. “Nuk do të marr drejtimin e ndonjë klubi këtë verë“, shprehet shkurt Joachim Low, i cili fitoi kupën e botës me Gjermaninë në vitin 2014. /abcnews.al