Një vit më parë, Sabri Fejzullahu humbi vëllain e tij. Ai ndërroi jetë në një periudhë të vështirë për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese, duke bërë që vëllerëzit të qëndronin të ndarë me muaj.
Ditën e sotme, këngëtari i mirënjohur e ka përkujtuar me një fotografi, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë të ndjera. “O Abej o fisniku i jon qe te mori sot nji vite aj qe i besove e u mbeshtete, i madhi Zot.
Dashnija vizitat e takimet qe ti i mbajte mes nesh, mes familjareve , po shuhen abeja im se Ti sje ma per me na bashku..I lumi Ti per shpirtin tan te paster , e per dashnin ndaj njerezimit. Kurr nuk te harroj Ty o motivues i imi qe me dhe vetem mirësi”, shkruan ai. /abcnews.al