Një vit nga rrëmbimi, kush e vrau Prengën? Hoxha: Ç’ndodhi me kërkimet në dhjetor dhe kompleksin

schedule20:18 - 14 Janar, 2021

schedule 20:18 - 14 Janar, 2021

Në 17 janar bëhet një vit nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Kufoma ende nuk është gjetur, ndërsa në kërkim vijon që të jetë Altin Hajri dhe dosja ende nuk është dërguar në gjykatë. Por ku kanë ngelur hetimet? Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se në ditët e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar rinisën kërkimet, por sërish trupi i Prengës nuk u gjet.

Në janarin e vitit të kaluar ndodhën disa ngjarje rresht, në 5 janar u ekzekutua Guxim Gjyriçi në Tropojë, në 7 janar Kastriot Reçi dhe në 17 u rrëmbye Jan Prenga. Unë sapo vij nga Tropoja, ka shkuar një vit nga ajo ngjarje, ne kemi publikuar pamjet e makinës së autorëve. Jemi pa autorë sot. E njëjta gjë për vrasjen e Kastriot Reçin. Pas një viti jemi askund pa autor. 

Ngjarja e Jan Prengës ka një problem tjetër më të madh. Ka vetëm 20 minua që nuk gjenden kamerat, ku ka lëvizur trupi i Jan Prengës. Vetëm 20 minuta ai furgon, ka dalë nga kompleksi dhe është kthyer. Brenda këtij 20 minutëshi personi nuk ka pasur mundësi as ta groposë, as ta tresë, as ta hedhë në ndonjë lum. Pati një besim se personi do të gjendej. Por edhe sot e kësaj dite, familjarët nuk e kanë trupin e tij, cështja nuk ka dalë në gjykim. 

Ka pasur një informacion para vitit të ri, u kërkua por sërish nuk u gjet kufoma. Ne e dimë që Jan Prenga u fut i vdekur në kompleks. Vrasja nuk është bërë nga grupi Hajri. Ata kanë vendosur në dispozicion të autorëve mjetet logjistike, resortin, që praktikisht është i sekuestruar, por unë shkova atje, por jo vetëm që nuk ruhej me policë, por ambienti ishte i hapur. Na kërkuan të largoheshim, ne u larguam” tha Hoxha.

Por kush e ka vrarë Jan Prengën? “Për mua është e njohur, por hetimet nuk kanë qenë në gjendje dhe kjo mua më zhgënjen, që nuk është bërë e mundur sot, së pari të arrestohen të gjithë, të gjendet kufoma dhe personat të dërgoheshin në gjykatë. Është një cështje që autorët dihet se kush janë, nuk e morën Hajrët në Kamëz, vetëm vendosën në dispozicion automjetet dhe bënë atë pjesën mbrapa mos kallëzimin e krimit. Por sot nuk e kemi kufomën, nuk është arrestuar Altin Hajri, i pari i kompleksit dhe autorët, që e kanë rrëmbyer, është një sfidë që SPAK, ta çonin deri në fund” përfundoi ai. (Lexo ketu te gjitha lajmet per Jan Prengen).  db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!