Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një vit nga humbja e të vëllait, Gjylameti mesazh prekës: Thonë që mësohesh me mungesën…

schedule15:50 - 19 Tetor, 2020

schedule 15:50 - 19 Tetor, 2020

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka kujtuar vëllain e saj të ndjerë. Në një postim në rrjetet sociale, deputetja shkruan se është bërë një vit nga humbja e tij.

Vëllai i deputetes humbi jetën në një aksident tragjik në aksin Tiranë-Elbasan. Ndërsa Gjylameti prek me mesazhin e saj, nteksa  shkruan se është kaq e vështirë të mësohesh me mungesën e tij.

“Një vit pa ty, na duket pafundësi.

Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë.

Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrasëtirën. Sjanë pak, kemi qënë gjithmonë krah njeri- tjetrit , ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë.

I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e cdo kënd që kishte nevojë. Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharrruar në mendjet e zemrat tona!’, shkruan deputetja. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!