Një vit nga agresioni rus/ Yuri Kim: Putin mendonte se Ukraina ishte e dobët, e kishte gabim

schedule12:55 - 24 Shkurt, 2023

schedule 12:55 - 24 Shkurt, 2023

E pranishme në aktivitetin që shënon një vjetorin e agresionit rus në Ukrainë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu edhe një herë qëndrimin se SHBA do të jetë krah Ukrainës, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave.

“Pak ditë më parë Presidenti ynë shkoi në Kiev dhe s’duhet të ketë asnjë dyshim se cfarë besojnë SHBA. Ne qëndrojmë me Ukrainën së bashku, sikurse liria sovraniteti e drejta e kombeve për të ekzistuar. Do të qëndrojmë me Ukrainën për këto parime.

Presidenti Biden i kujtoi botës se Putin e kishte gabim përpjekjen e tij për të imponuar vullnetin e tij për Ukrianën. Putin mendonte se Ukraina ishte e dobët, e kishte gabim, gjeti popullin më të fortë të mundshëm. Ai mendonte se Perëndimi ishte i përcarë, e kishte gabim. Perëndimi është bashkuar si kurrë më parë. Të gjithë besojmë në liritë. Mendoi se mund të qëndronte më gjatë se ne e kishte gabim. Pavarësisht sfidave, jemi krenar për ukrainasit.

Posteri para nesh thotë: Tiranë qëndron me Ukrainën, por nuk është vetëm Tirana, por është Shqipëria që qëndron me Ukrainën, janë SHBA, e gjithë bota mbarë.

Dhe bota e di, dhe e kemi parë dhe nuk do harrojmë vende si Buca, Mariupoli, kemi parë skena të tmerrshme, do sigurohemi të qëndrojmë së bashku e të sjellim liri dhe drejtësi.” –përfundoi ambasadorja Kim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!