Një vit luftë Izrael Hamas, ambasadori Prenkaj: Sulmi terrorist i 7 tetorit shkaktoi ndryshime në marrëdhëniet e Izraelit në rajon

schedule17:24 - 7 Tetor, 2024

schedule 17:24 - 7 Tetor, 2024

Ambasadori Albert Prenkaj në emisionin “Balkan Update” në ABC News foli për luftën Izrael Hamas. Gjatë intervistës, ambasadori Prenkaj tha se sulmet kanë qenë të vazhdueshme dhe nuk dihet nëse do të ketë një përmirësim të situatës.

Gjithashtu ai nënvizoi se sulmi terrorist i 7 tetorit të kaluar ka shkaktuar një ndryshim të madh në relacionet e Izraelit në rajon.

“Sulmi terrorist i tetorit të viti të kaluar ka shkaktuar një ndryshim të madh në relacionet e Izraelit në rajon. Kemi ndërhyrje të faktorëve të ri në rajon, kemi Kinën, kemi po ashtu ftesën e vendeve Arabe. Pra kemi një shumësi ndërhyrjesh për të ruajtur paqen. Por pas 7 tetorit vështirë se mund të flasim për të kaluarën. Kemi një pozitë ë re në mes të SHBA dhe Iranit. Para disa vitesh kemi pasur një marrëveshje mes SHBA, Francës dhe Iranit për uraniumin. Por tani është e vështirë që ne të shohim nëse do të kemi një ripërtëritje të këtyre marrëveshjeje”, ka thënë ai.

Më tej ambasadori Albert Prenkaj komentoi në “Balkan Update” intervistën e ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Pelet për ABC News, e cila tha se Shqipëria ka qëndruar në anën e duhur të historisë dhe se ka mbështetur Izraelin në momente të vështira.

Ambasadori Prenkaj, nënvizoi se në ambasadorja e Izraelit në Shqipëri dha mesazhe të rëndësishme në intervistën e saj.

“Mesazhe të rëndësishme diplomatike. Një mesazh që lëshohet nga Shqipëria dhe i drejtohet institucioneve zyrtare të Tiranës. Bëhet fjalë për një zgjidhje me dy shtete. Por për shkak të dilemave që ka pasur në atë kohë udhëheqësi i Palestinës, fatkeqësisht nuk është nënshkruar marrëveshja. Po ashtu mesazh tjetër me rëndësi është që Shqipëria është në anën e duhur siç duhet të jenë edhe shtete të tjera të rajonit”, u shpreh Prenkaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!