Xhoen Tugu është shqiptari i parë që diplomohet në universitetin e Real Madrid. Në ABC e Mëngjesit, ai u shpreh se pasionin për sportin e trashëgon që në fëmijërinë e tij, ndërsa shprehet se gjithnjë ka dashur të bëhet drejtor sportiv i një klubi të caktuar
“Prej një viti nuk jam më pjesë e Vllaznisë. Kam shkuar me studime në Madrid për menaxhim sportesh, një shkollë që ishte e lidhur me Realin e Madridit. Ishte një master një vjecar, që ka të bëjë pak më shumë te pjesa e biznesit.
Shqipëria është vendi ynë, patriotizmin e ruajmë gjithmonë. Më pëlqen shumë të vijë këtu. Mundësitë e punësimit janë në disa sektorë, por unë do mbetem në sektorin sportiv. Që i vogël kam patur dashur të bëhem drejtor sportiv i një klubi të caktuar. Zgjohesha në mëngjes dhe shihja lajmet sportive.” u shpreh ai. /abcnews.al