Me kalimin e mesfushori kroat, Marcelo Brozovic drejt “gjigandëve” arabë të Al-Nassr, “katalanasit” e Barcelona tashmë duhet të mendojnë për transferimin e një tjetër mesfushori gjatë merkatos së verës.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, bordi i Barça-s kërkon të vendosë në dispozicion të teknikut Xavi për sezonin e ardhshëm, “veteranin” spanjoll të mesfushës, 34-vjeçarin Dani Parejo nga Villarreal.
Parejo zhvilloi paraqitje fantastike me “nëndetëset e verdha” sezonin e shkuar, teksa në 50 përballjet ku zbriti në fushë arriti të siguronte 3 gola, si dhe të asistojë 6 herë për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al