Një valixhe në kazanin e mbetjeve pranë Bashkisë alarmon policinë

schedule13:49 - 1 Shkurt, 2018

schedule 13:49 - 1 Shkurt, 2018

Një valixhe e dyshimtë pranë bashkisë së Tiranës ka alarmuar policinë.

Valixhja ishte lënë mbi kazanin e mbeturinave pranë ndërtesës së bashkisë.

Me të marër informacionin, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka siguruar zonën me një perimetër sigurie.

Pas sekuestrimit të valixhes, brenda saj janë zbuluar vetëm disa rroba të vjetra.

Sipas policisë, po hetohet pronësia e valixhes së lënë në kazanin e plehrave, veprim që shkaktoi panik./abcnews.al