Një unazë floriri 2300-vjeçare është gjetur në Jerusalem

schedule18:22 - 28 Maj, 2024

schedule 18:22 - 28 Maj, 2024

Ajo shkëlqen pothuajse si e re, dhe është 2300-vjeçare, një unazë ari shumë e ruajtur u gjet gjatë gërmimeve në Jerusalem, e cila ndryshoi imazhin e përgjithshëm të qytetit në atë kohë. Atë e gjeti një grua shtatzënë.

Është e mundur që unaza të sjellë njohuri të reja për origjinën e Jeruzalemit. Ishte zbukuruar me një gur të çmuar të kuq dhe i përkiste ose një fëmije ose një vajze. E ka origjinën nga epoka helenistike, bëri të ditur shërbimi kompetent izraelit, shkruan DW.

Një punëtore e gjeti unazën duke shoshitur dheun. Ajo është pjesë e një ekipi që punon në gërmimet arkeologjike të nisura bashkërisht nga Instituti i Izraelit për Antikitetet dhe Universiteti i Tel Avivit. Në kantierin “Qyteti i Davidit” po kryhen gërmime.

“Papritmas pashë diçka që shkëlqente”, tha punëtorja. “Menjëherë bërtita se e kisha gjetur unazën”. Ajo shtoi se i gjithë ekipi ishte i emocionuar.

“Është një pjesë shumë emocionuese, nuk e gjen diçka të tillë çdo ditë”. Më pas ajo tha se në të vërtetë kishte dashur gjithmonë të gjente diçka prej ari. “Jam shumë e lumtur që ëndrra ime u realizua dhe që një javë para pushimit të lehonisë”.

Stili i unazës tregon epokën persiane dhe helenistike të hershme të fundit të shekullit të 4-të deri në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit.

“Në atë kohë, njerëzit filluan të preferonin arin me gurë të çmuar mbi arin e gdhendur”, thuhet në deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!