“Një udhëtim i çmendur”, Vesa Luma dhe Big Basta festojnë gjashtëvjetorin e martesës

schedule14:34 - 12 Shtator, 2021

schedule 14:34 - 12 Shtator, 2021

Çifti i njohur, Vesa Luma dhe Big Basta festojnë sot 6-vjetorin e martesës. Ata u martuan në një ceremoni me miqtë dhe familjarët në bregdetin e Sarandës, ku dhe i thanë “po” njëri-tjetrit.

Këtë datë të shënuar në jetën e çiftit e ka kujtuar Vesa, e cila ka ndarë një fotografi me anë të së cilës i bën edhe një dedikim bashkëshortit.

“Çfarë udhëtimi i çmendur, nuk mund të besoj që kanë kaluar gjashtë vite me ty, Big Basta”, ka shkruar ajo, duke shprehur të gjithë dashurinë e madhe që ndjen.

Kujtojmë që këngëtarja dhe Bigu kanë së bashku një djalë, i cili erdhi në jetë në maj të vitit 2016. Aktualisht ata jetojnë të lumtur në Zelandë të Re./abcnews.al