Një turist holandez dëmtoi një ndërtesë që i mbijetoi shpërthimit të malit Vezuvius në vitin ’79

schedule09:20 - 4 Qershor, 2024

schedule 09:20 - 4 Qershor, 2024

Një turist holandez shkatërroi një mur me afreske në një shtëpi të lashtë romake në Herculaneum, afër Napolit, duke dëmtuar ndërtesën që i mbijetoi shpërthimit të malit Vezuv të vitit \79 pas Krishtit, tha policia lokale.

Pasi stafi në lokalitetin arkeologjik zbuloi mbishkrime të shkruara me një stilolaps të zi dhe të pashlyeshëm në një pjesë të bardhë të murit, policia e identifikoi shpejt njëzet e shtatë vjeçarin që e bëri atë.

Policia tha se ishte firma e një burri, i cili tani po përballet me akuzat për shkatërrimin e veprave të artit.

Italia ka vendosur dënime më të ashpra këtë vit për ata që dëmtojnë monumentet dhe veprat e artit, dhe holandezi do përballet me një gjobë deri në 40,000 euro./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!