Xhinset janë ndër elementët më të rëndësishëm për garderobën e çdokujt. Megjithatë, ndodh që të përballeni me një problem pasi pas çdo larjeje, xhinset duken më të ngushta.
Por, ekziston një zgjidhje për të rifituar elasticitetin e tyre brenda pak minutash. Ajo që ju duhet është një shishe spraj e mbushur me ujë. Spërkasni pak ujë në pjesën ku dëshironi që të lirohen pak xhinset dhe më pas lini për disa minuta.
Tërhiqni derisa të shtrihen mjaftueshëm dhe lërini të thahen nga uji. Kjo është një mënyrë efikase për të rifituar elasticitetin e tyre. /abcnews.al