Një truk i thjeshtë për të bërë gjumë të mirë kur është shumë vapë

schedule16:22 - 16 Korrik, 2023

schedule 16:22 - 16 Korrik, 2023

Me siguri keni provuar që të hidhni pak ujë deti në qafë para se të hyni të laheni. Ky veprim ndihmon që të mësoheni me temperaturën e ujit. Një gjë të ngjashme mund ta bëni edhe kur shtriheni për të fjetur dhe nuk ju zë gjumi për shkak të vapës së madhe.

Nëse keni vështirësi për të fjetur, vendosni në qafë një leckë të freskët që e keni vendosur në frigorifer gjatë ditës. Kjo ndjesi ftohjeje ka shumë të ngjarë t’ju ndihmojë të flini si një fëmijë. Një veprim shumë i thjeshtë që do t’ju vijë në ndihmë në këto ditë të nxehta.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!