Zgjimi i shpeshtë i foshnjës gjatë natës mund të jetë mjaft rraskapitës për prindërit. Ekzistojnë taktika dhe teknika të ndryshme që mund t’ju ndihmojnë ta bëni fëmijën tuaj të flejë më lehtë, dhe një nënë e quajtur Tatjana zbuloi një truk që e bën fëmijën e saj të zgjohet vetëm në mëngjes.
Përkatësisht, foshnja e saj fle gjatë natës pa u zgjuar.”Vajza ime është vetëm tre muajshe dhe ha çdo katër deri në pesë orë, e kam vënë në shtrat në orën 22 dhe ajo fle gjithë natën në krevatin e saj. Ajo zgjohet në 7 të mëngjesit dhe fle një herë në ditë për dy deri në katër orë”, tha ajo dhe shtoi:
“Kur ajo fle pasdite, është në një dhomë të ndritshme, zakonisht me zhurmën e televizorit ose me punët e shtëpisë që bëj ndërsa ajo fle.”, tha ajo duke shtuar se foshnja fle në errësirë të plotë gjatë natës. “Ajo e di dallimin mes një sy gjumë dhe një gjumi të gjatë.
Nuk ndjek këshillat e zakonshme për ta zgjuar për ushqim. Nuk e kam lënë kurrë të uritur, e kam ushqyer sa herë që ka qenë e uritur. Kur ajo mërzitet, unë fillimisht kontrolloj nëse i plotësohen të gjitha nevojat e tjera dhe nuk ofroj ushqim si zgjidhjen e parë”, vuri në dukje ajo. /abcnews.al