Leo është një fëmijë në klasën e dytë të shkollës 9-vjeçare të Burimasit në Korçë. Ai vuan nga epilepsia, por prej një viti e ka hedhur pas krahëve sëmundjen e tij pasi në familjen e tij është shtuar një i sëmurë, i ati. Mësuesja e tij Alketa Tacelli tregon problemin e Leos së vogël që këtë vit shkollor ka humbur përqëndrimin.
“Që në fillim të vitit shkollor kam kuptuar që Leo është një fëmijë i papërqëndruar. Bisedova me prindërit e tij sidomos me nënën e tij dhe më tha se Leo vuan nga epilepsia e gjenarlizuar, por kishin e një problem tjetër në familje, pasi babai vuante nga veshkat dhe bën 3 herë në javë hemodializë në Korçë”, tha mësuesja.
Ky shpjegim i nënës bëri që kjo mësuese ti qëndronte dhe më pranë nxënësit të saj, por Leo sërish vuan.
“Leo shpesh herë rri me kokën nga dritarja se e shtëpinë e ka pranë shkollës dhe kur dëgjon makinë e të atit që ikën në Korçë me thotë mësuese të iki dhe unë ti qëndroj pranë babit se e kam sëmurë. Unë i them babi do shërohet po ai thotë, babi do shërohet kur ti shërohen veshkat. Është apeli i një fëmije që vuan shpirtërisht sëmundjen e të atit”, është shprehur ndër të tjera mësuesja e Leos.
Leo është mbyllur në vetvete dhe nuk flet. Ai ka dhe një vëllai më të madh që nuk dëshironte të dilte në kamera. Nëna e tij Rovena dhe i ati Arturi pavarësisht probleme shëndetësore dhe lotëve janë njerëz kurajozë.
“Bëj pastrimin e gjakut 3 herë në javë. Është shumë e vështirë më rritet tensioni, jemi pesë anëtar në familje dhe jetojmë me pensionin e nënës dhe me një kemp që marr unë. Një transplant kërkoj unë të jem dhe unë si të tjerët”, ka thënë babai i Leos.
Nga ana tjetër nëna e Leos shprehet se gjëndja është shumë e vështirë për të dy. “Dua ndihmë për dialin pasinuk më shkon në shkollë”.
Transplanti i veshkave të kryefamijarit do jetë një ndihmë e madhe për familje Hasanlli dhe dy fëmijët e tyre do të buzëqeshin e do jetojnë fëmijëri të shëndetëshme./abcnews.al