Për herë të parë një transgjinore u kurorëzua Miss Portugalia dhe do të konkurrojë në El Salvador për titullin Miss Bota. Në garë do të jetë edhe një transgjinore tjetër, Miss Holland.
Marina Machete (Trans) se corona como Miss Universo Portugal .
Van 2. pic.twitter.com/gpJpikzseT— OSWALDO SANTANA (@OSWALSANTANA) October 6, 2023
Stjuardesa Marina Machete, 28 vjeçe, fitoi konkursin e zhvilluar të enjten në Borba.
“Jam krenare që jam transgjinorja e parë që pretendon titullin Miss Bota për Portugalinë”, shkroi ajo në faqen e saj të internetit pasi fitoi kurorën e lakmuar në konkursin e bukurisë.
“Për shumë vite nuk ishte e mundur të merrja pjesë dhe sot jam krenare që i përkas këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh”, shtoi ajo.
Në korrik 22-vjeçarja Riki Kole u bë transgjinorja e parë që u kurorëzua Miss Holanda. Machete dhe Colle nuk janë transeksualët e parë që konkurrojnë për titullin e Miss World, pasi në 2018-ën, Angela Ponte e Spanjës i parapriu./abcnews.al