Koronavirusi, humb jetën tek Infektivi mësuesi nga Mirdita

schedule10:56 - 13 Gusht, 2020

schedule 10:56 - 13 Gusht, 2020

Një tjetër viktimë është shënuar këtë të enjte në vendin tonë nga Covid 19.

Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima është një mësues nga Mirdita  i cili ka prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku ndodhej në gjendje të rëndë.

55 vjeçari punonte si mësues në Rreshen dhe prej 10 ditësh ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë  njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vendin tonë një  ditë më parë është shënuar edhe rekord i numrit të rasteve të reja me Covid , ku në 24 orë janë konfirmuar 141 raste të reja, duke e çuar në 3057 numrin e përgjithshëm të të  infektuarve, ndërsa bashkë me viktimën e kësaj të enjtje numri i viktimave shkon në 209./abcnews.al