Një tjetër vend aziatik dëshiron t’i bashkohet BRICS

schedule17:22 - 3 Shtator, 2024

schedule 17:22 - 3 Shtator, 2024

Kryeministri i Malajzisë Anwar Ibrahim do të shpallë synimin e vendit për t’u bashkuar me shoqatën ndërkombëtare BRICS në Forumin Ekonomik Lindor.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi në llogarinë e saj në rrjetin social X.

“Kryeministri është planifikuar të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, ku do të konfirmojë interesin e Malajzisë për t’u bashkuar me BRICS”, thuhet në postim.

Ministria e Punëve të Jashtme të Malajzisë sqaroi se vizita e Ibrahimit në Vladivostok është planifikuar për 4 dhe 5 shtator.

Samiti XIV i BRICS do të mbahet në Kazan nga 22 deri më 24 tetor. Rusia, e cila kryeson organizatën në vitin 2024, do të jetë nikoqire e samitit të shoqatës në territorin e saj për të tretën herë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!