Një tjetër varr monumental, gërmime në parkun arkeologjik të Amantias, i përket shekullit të parë

schedule15:43 - 10 Korrik, 2024

schedule 15:43 - 10 Korrik, 2024

Një tjetër varr monumental është zbuluar në Parkun Arkeologjik të Amantias.

Varri ndodhet në rrugën që lidh fshatrat Ploçë dhe Amonicë dhe mendohet se i përket shekullit të parë Pas Lindjes së Krishtit.

Po ashtu përgjatë gërmimeve në muajin qershor arkeologët kanë zbuluar edhe enë qeramike të fragmentuara, pak enë të plota, enë qelqi si dhe objekte metalike.

Tashmë, në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias, vizitorët mund të mund të shohin e vizitojnë një grup varresh monumentale, me arkitekturë të veçantë dhe histori mijëra vjeçare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!