Një tjetër trajner njofton largimin në fundin e sezonit, Xavi gati të lërë “Blaugranat”

schedule22:16 - 27 Janar, 2024

schedule 22:16 - 27 Janar, 2024

Eleminimi nga “Baskët” e Athletic Club, në Kupën e Mbretit dhe humbja e kësaj të shtune, ndaj “Nëndetëses së Verdha” të Villarreal, duket se i ka dhënë një goditje të madhe pozitave të teknikut, Xavi, në stolin e “Katalanasve” të Barcelona, me këtë të fundit, që ka marrë një vendim goxha drastik pas përfundimit të ndeshjes.

Me anë të një deklarate të dhënë pas sfidës, tekniku i “Blaugranave” ka kominukar vendimin e tij, për t’u larguar nga stoli i klubit, në fund të sezonit, teksa ka theksuar se ky vendim është marrë së bashku me Presidentin, Rafael Yuste.

“Para se të më bëni pyetjet përkatëse, dua të njoftoj se më 30 qershor nuk do të vazhdoj si trajner i Barçës. Është një vendim që e kam marrë me presidentin Rafa Juste. Situata duhet të ndryshojë! Nuk mund të vazhdoj më! Mendoj se klubi ka nevojë për një ndryshim dinamike. Ky vendim është për të mirën e lojtarëve, mendoj se ata do të çlirohen. Ne luajmë me shumë tension”,- u shpreh spanjolli. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!